Heroi i Kosovës flet pas triumfit në Ligën D Foto: Koha/Driton Paqarada

Heroi i Kosovës flet pas triumfit në Ligën D

20 November 2018 23:00

Heroi i Kosovës në futboll, Arbër Zeneli, ka thënë se është tejet i lumtur për hat-trickun ndaj Azerbajxhanit dhe kualifikimin në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Zeneli shënoi tre herë në fitoren 4 me 0 në ndeshjen vendimtare, ndërsa pas takimit ka thënë se fitorja ishte shpërblim për mundin e të gjithë ekipit.

“Po ma ‘don’ në Prishtinë. Falënderoj ekipin për topat e jashtëzakonshëm. Na shkoi shumë mirë. Luftuam shumë si ekip. Patëm gjithë vëmendjen për të fituar këtë ndeshje dhe jemi një nga katër ekipet në ‘Play-Off’”, ka thënë ai pas takimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme