Sport

AEK-u shet bileta më të shtrenjta për tifozët e Bayernit, pason dënimi

Klubi grek i futbollit AEK Athens do të gjobitet për shkak se shiti bileta me çmime të shtrenjta për tifozët e Bayern Munihut në Ligën e Kampionëve në tetor.

Mysafirët kanë paguar një biletë prej 35 eurosh ndërsa fansat vendas 15 euro për ndeshjen që gjiganti bavarez e fitoi 2:0, transmeton KosovaPress.

Rregullat e UEFA-s kërkojnë që mysafirët të paguajnë shumën e njëjtë si për sektorin më të lirë të ulëseve tjera, por AEK-u nuk i është përmbajtur këtij rregulli.

Kjo është arsyeja pse klubi do të marrë dënimin e Komisionit Disiplinor të UEFA-s më 13 dhjetor, në rastin e njëjtë të bërë nga Anderlechti, gjithashtu kundër Bayernit, sezonin e kaluar në Bruksel.

Tifozët gjermanë paguan një biletë 100 euro, dhe vendësit vetëm 30 euro, kështu që Anderlechti u detyrua t’ua kthejë paratë shtesë.