Sport

Fitorja e kthesës së madhe

Descriptive Text

E qetë ishte atmosfera në ekipin e Kosovës në xhudo të martën, dy ditë para se të nisë kampionati evropian. Ekipi i drejtuar nga Driton Kuka ka udhëtuar tashmë për në Varshavë të Polonisë ku zhvillohet evropiani për vitin 2017.

Evropiani i këtij viti nuk dallon prej shumicës së garave në të cilat paraqiten xhudistët, që janë bindshëm sportistët më të mirë në vend. Por evropiani i Varshavës, atmosfera rreth tij, për xhudistët e Kosovës dallon shumë me evropianin e vitit të kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

Evropiani i vitit 2016 ishte mbajtur në Kazan të Rusisë dhe atmosfera para fillimit të tij ishte mjaft e tendosur për ekipin kosovar. E marta e javës së evropianit të kaluar dallonte shumë me këtë të martë.

Në Kazan ekipit të xhudistëve fillimisht i ishte thënë se nuk do t'i lejohej të garonte duke përfaqësuar shtetin e Kosovës. Organizatorët rusë kishin insistuar që xhudistët të garonin si përfaqësues të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF) si në shumë gara të deriatëhershme të mbajtura në vende që nuk e njohin Kosovën.

Ishin zhvilluar shumë negociata për këtë. Ishin përfshirë shumë palë dhe rezultati nuk dukej premtues. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.