Mesazhi i Mustafit për të rinjtë që jetojnë larg familjeve

Mesazhi i Mustafit për të rinjtë që jetojnë larg familjeve

19 nëntor 2018 18:51

Ylli i Arsenalit, mbrojtësi Shkodran Mustafi, në një video të klubit në Facebook ka rrëfyer vështirësitë që ka pasur si i ri me inkuadrimin në futboll.

Teksa ka folur se si ishte larguar nga shtëpia e tij në Hamburg në moshën 14-vjeçare, Mustafi ka treguar se me 17-vjet ishte larguar nga shteti gjerman në drejtim të Anglisë, për të luajtur tek Evertoni.

Duke biseduar me bashkëlojtarin Rob Holding, Mustafi ka thënë se më së shumti i mungonte familja “sepse s’kisha me kë të flasë kur isha në vështirësi”.

I pyetur për mesazhin e tij për të rinjtë që jetojnë larg familjeve, Mustafi është përgjigjur: “Mësoni si t’ia dilni kur nuk jeni në zonën e rehatisë. Kur nuk jeni në shtëpinë tuaj dhe të mësoni më shumë për veten kur jeni në aso situata”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme