Berisha thotë se Kosova ndaj Azerbajxhanit luan për fitore

Berisha thotë se Kosova ndaj Azerbajxhanit luan për fitore

19 nëntor 2018 18:35

Ylli i Kosovës, Valon Berisha, ka thënë se fitorja bindëse ndaj Maltës 0 me 5 ka motivuar ekipin e Kosovës për ndeshjen finale të Ligës së Kombeve ndaj Azerbajxhanit të martën.

Në konferencën për media ai ka thënë se Azerbajxhani është favorit për shkak të përvojës, por ka shtuar se Kosova hyn për fitore.

“Ajo ishte një fitore tejet domethënëse, por jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes së nesërme dhe ne po besojmë në fitore. Mendoj se edhe pse barazimi na kryen punë, ne si futbollist edhe si ekip nuk duhet të mendojmë për barazim, por duhet të shkojmë për fitore. Në fillim të kësaj gare Azerbajxhani është llogaritur favorit i grupit dhe edhe tash për shkak të përvojës mund të llogaritet i tillë, por ne jemi lider dhe fitorja ndaj Maltës na ka dhënë kurajë. Luajmë para tifozëve tanë dhe hyjmë për fitore”, ka theksuar Berisha.

Nga ndeshje e së martës në “Fadil Vokrri”, çdo rezultat pos humbjes e çon Kosovën në Ligën C dhe në gjysmëfinale të Ligës D.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme