Sport

Vermaelen kthehet në Premier League

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, belgu Thomas Vermaelen në janar të vitit të ardhshëm pritet të kthehet në Premier League.

Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka shkruar të hënën se Vermaelen tashmë është në negociatat me skuadrën e Southamptonit, transmeton “Koha Ditore”.

33-vjeçari, pritet ta shkëpusë kontratën me Barcelonën që i skadon në fund të këtij edicioni për t’u kthyer në Angli. Ai ka luajtur pesë vite te Arsenali (2009-2014) përpara se të largohet te Roma dhe pastaj Barcelona.

Këtë edicion, Vermaelen ka vetëm tri paraqitje dhe aktualisht është i lënduar.