Sport

Manchesteri kërkon Pickfordin

Manchester Unitedi ka shprehur interesim për portierin e Përfaqësueses së Anglisë, Jordan Pickford.

“Sky Sports”, shkruan të hënën se Manchesteri është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 75 milionë euro për transferimin e Pickdordit në fund të këtij edicioni, transmeton “Koha Ditore”.

Pickford shihet si zëvendësim për David de Gean që do të largohet nga “Old Traffordi” si futbollist i lirë.

Pickford 24-vjeçar, ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2024.