KV Theranda fiton derbin Foto: Ilustrim

KV Theranda fiton derbin

18 nëntor 2018 23:26

Skuadrës së Therandës i ka takuar ndeshja kryesore e javës së shtatë të Superligës së Kosovës në volejboll (meshkujt).

Theranda të shtunën fitoi ndaj Pejës me rezultatin 3:1 në sete dhe kështu prin në tabelë me 21 pikë. Peja është e gjashta me nëntë pikë, transmeton Koha Ditore.

Ndeshje tjetër me peshë ishte ajo në mes të Prishtina Volley e Lubotenit. Fitore po me 3:1 në sete shënoi Prishtina Volley. Prishtina është e treta me 17 pikë, ndërsa Luboteni i dyti me 21 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme