Sport

Anglia përmbys Kroacinë, kualifikohet në “final four”

Anglia ka arritur të marrë pikët e plota ndaj nënkampionit të botës, Kroacisë në kuadër të Ligës së Kombeve, duke siguruar plasmanin në “final four”.

Kroacia doli së pari në epërsi në minutën e 57 përmes sulmuesit Andrej Kramariq, transmeton Koha.net.

Por, anglezët u kundërpërgjigjën për mrekulli duke shënuar dy në vazhdim të ndeshjes.

Lingard barazoi shifrat në minutën e 78 pas asistimit të Harry Kanet, i cili në minutën e 85 shënoi për t’i dhënë pikët e plota Anglisë.

Kjo humbje e dërgon Kroacinë në Ligën B.

Me këtë fitore Anglia merr kreun e Grupit 4 të Ligës A me 7 pikë, duke lënë prapa Spanjën që ka 6 pikë, e Kroacinë me 4 pikë.