Sport

Chukwueze, nigeriani që dëshiron të bëhet si Robbeni

Plot ritëm, aftësi dhe fantastik më këmbën e majtë, lojtari i krahut te Villarreali, Samuel Chukwueze është talenti i fundit nga Afrika që ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha të Evropës. Një klip i veçantë në "Youtube" tregon golat e tij më të mirë, aftësitë dhe asistimet e deritashme.

Ai tregohet i mahnitshëm me topin, duke lënë mbrojtësit kundërshtarë të zvarriten. Me pak fjalë, Chukwueze është ylli më i madh i Villarrealit këtë edicion në La Liga, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse këtë edicion është promovuar nga ekipi U-19 në ekipin B të Villarrealit, Chkwueze tashmë ka edhe dy ndeshje të plota në La Liga krahas tri paraqitjeve në Ligën e Evropës dhe një në Kupën e Spanjës. Në kampionat, statistikat e tij janë impresionuese, ka shënuar një gol, ka asistuar një tjetër, ka bërë dhjetë gjuajtje dhe ka bërë pesë driblime. Të gjitha këto, Chukwueze i ka bërë për vetëm 180 minuta lojë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)