Për atletët, stadiumi i qytetit ende nuk ka përfunduar

Për atletët, stadiumi i qytetit ende nuk ka përfunduar

16 nëntor 2018 12:01

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, të martën, do ta zhvillojë ndeshjen e tretë të saj në stadiumin "Fadil Vokrri". Do ta presë Azerbajxhanin në kuadër të Ligës së Kombeve, ndërkohë klubi i futbollit Prishtina ka muaj që luan në të ndeshjet si vendas.

Por për klubet e atletikës së qytetit të Prishtinës, stadiumi "Fadil Vokrri" ende nuk ka përfunduar së rinovuari, shkruan sot Koha Ditore.

Atletët e klubit Prishtina dhe Gërmia 555 ankohen se nuk kanë qasje në stadium për ta shfrytëzuar shtegun e atletikës, që është përreth fushës.

Zyrtarëve të klubit të atletikës Prishtina u është dhënë si arsyetim nga Komuna e Prishtinës, që është pronare e stadiumit, se ende nuk është bërë pranimi teknik i punëve të kryera. Por punët megjithëse me vonesë të madhe janë kryer para disa muajve. Pranimi teknik nuk është bërë, por stadiumi po shfrytëzohet për futboll nga klubet e qytetit dhe përfaqësuesja.

Nga Komuna për këtë çështje nuk ka arritur të marrë përgjigje të enjten as gazeta.\Faton Polisi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme