Sport

Ramsey afër kalimit te Bayerni

Futbollisti uellsian, Aaron Ramsey, do të largohet nga Arsenali, ndërsa raportohet se Bayerni është skuadra më e interesuar për të.

Kontrata e futbollistit me Arsenalin skadon këtë verë dhe ai do të largohet nga Emirates si futbollist i lirë.

Sipas Independent, mesfushori uellsian do të transferohet te Bayern Munich, pasi palët tashmë kanë arritur marrëveshje që ai t’i bashkohet skuadrës nga Allianz Arena.

27-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë afatgjate me kampionët e Gjermanisë, të cilët i kanë bërë ofertën më të mirë atij.

Për Ramseyn kanë shprehur interesim edhe Chelsea e Liverpool.