Sport

Fabinho kërkohet nga Milani

Mesfushori i Liverpoolit, Fabinho, raportohet se po kërkohet nga Milani.

Sipas “Corriere dello Sport”, Milani e dëshiron 25-vjeçarin në janar.

Ai është pjesë e “Të Kuqve” që nga vera kur u largua prej Monacos. Braziliani megjithatë e ka pasur të vështirë të gjejë vend në ekipin e parë të skuadrës së Jurgen Kloppit.