Mesazhet në grupin e Whatsappit mes Jadon Sanchos dhe Reiss Nelsonit po vazhdojnë gjithë stinorin.
Të rinjtë anglezë, të dy 18-vjeçarë, po luajnë në Bundesligën gjermane. Sancho është pjesë e Borussia Dortmundit e Nelson i Hoffenheimit, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.
Ata i dërgojnë mesazhe njëri-tjetrit vazhdimisht, e në veçanti kur njëri nga ta ka një ndeshje të mirë.
Dhe me 11 gola e tetë asistime së bashku, në të gjitha garat këtë stinor, ka pasur mjaft arsye për të komunikuar.
"Unë e dua atë dhe ai më do mua", thotë Sancho. "Ne vazhdojmë ta shtyjmë njëri-tjetrin. Nëse luaj mirë në fundjavë, atëherë kjo e shtynë atë më tepër. Po motivojmë njëri-tjetrin. Më pëlqen të shohë Reissin duke luajtur mirë dhe jam i bindur se është e njëjta gjë edhe për të"...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në “Koha Ditore”)
-
15 nëntor 2018 14:56
-
Shpërndaje në: