Sport

Setien, trajneri që mposhti ekipin që e adhuron

Descriptive Text

Pak minuta para se të fillonte ndeshja kampionale e La Ligas të dielën e shkuar, trajneri i Real Betisit, Quique Setien, iu afrua mesfushorit të Barcelonës, Sergio Busquets dhe ia kërkoi fanellën. I tha Busquetsit se dëshiron ta vërë në kornizë, shkruan The Guardian.

Busquets tundi kokën dhe buzëqeshi, kështu që Setien e falënderoi dhe u nis drejt stolit të Betisit në stadiumin "Camp Nou". Derisa po shkonte, ai gjithashtu ndërroi disa llafe edhe me Lionel Messin, fanellën e të cilit e ka të varur në mur, përkrah asaj të Luka Modriqit, përcjell Koha Ditore.

Messi sapo ishte kthyer në fushë nga lëndimi që e mbajti tri javë jashtë fushës për shkak të thyerjes së dorës, kurse Setien e përshëndeti dhe i uroi fat.

"Unë do të kisha pritur edhe pak, nuk do të kisha rrezikuar", i tha Setien Messit. "Nuk munda të pres më gjatë" i ktheu Messi.

Disa ditë para këtij dueli, Setien 60-vjeçar i tha të përditshmes katalonjase "El Periodico" se do ta kishte prerë gishtin e vogël për të punuar nën urdhrat e Johan Cruyffit kur ishte lojtar....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në “Koha Ditore”)