Sport

Vidali afër rikthimit te Juve

Juventusi po e monitoron situatën e mesfushorit kilian dhe mund ta kthejë Arturo Vidalin përsëri në skuadër.

“Corriere Dello Sport” shkruan se mesfushori mund të transferohet që në afatin kalimtar dimëror në janar, si zëvendësues i Emre Canit, i cili ka probleme të shpeshta me lëndime.

Kiliani e refuzoi Interin për t’iu bashkuar Barcelonës në verë, por në sezonin e sivjetmë është paraqitur në vetëm 367 minuta.

Me Juventusin, Vidal ka fituar katër Scudetto dhe e ka një finale të Ligës së Kampionëve të humbur me “Zonjën e Vjetër”, para se t’i bashkohej Bayern Munichut në vitin 2015.