Sport

Tottenhami me ofertë për Barellan

Drejtuesit e Tottenhamit kanë bërë ofertë për mesfushorin e Cagliarit, Nicolo Barella njofton "The Sun".

Tottenhami po insiston në transferimin e 21-vjeçarit gjatë janarit dhe për këtë ka ofruar 40 milionë euro dëmshpërblim.

Barella shihet si zëvendësim për Mousa Dembelen që është lënduar dhe pritet të largohet nga londinezët.

Barella vlerësohet ndër mesfushorët më të talentuar në Serie A. Ai këtë edicion ka shënuar një gol në 12 ndeshje kampionale dhe me Cagliarin ka kontratë deri në vitin 2022.

Interesim për Barellan kanë treguar edhe Juventus, Roma, Inter e Arsenal.