Modriq më i miri i botës, sipas “Goal”

Modriq më i miri i botës, sipas “Goal”

14 nëntor 2018 10:16

Kroati Luka Modriq është shpallur lojtari më i mirë në botë për vitin 2018, sipas listës së mediumit të njohur sportiv “Goal”.

“Goal 50”, që përzgjedh 50 më të mirët e vitit, në vendin e parë sivjet pati mesfushorin që fitoi me Real Madridin Ligën e Kampionëve dhe që udhëhoqi Kroacinë drejt finales në Kupën e Botës.

Kjo është hera e parë që dikush udhëheq listën, jashtë Cristiano Ronaldos apo Lionel Messit, që nga viti 2010 kur kishte fituar Wesley Sneijder.

Pas Modriqit, i dyti ishte Ronaldo që sivjet kaloi te Juventusi, ndërsa i treti ishte Mohamed Salah i Liverpoolit.

Kylian Mbappe i Francës ishte i katërti pas performancave në Botëror, teksa Lionel MEssi ishte i pesti.

Për këtë çmim votojnë 42 degët e “Goalit” në botë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme