Sport

Bonaventura mund t’i nënshtrohet operimit në gju

Descriptive Text

Probleme të shumta me lëndimet te skuadra e Milanit.

Gennaro Gattuso mund të humbasë edhe një lojtarë të rëndësishëm për një kohë të gjatë shkaku i lëndimit.

Giacomo Bonaventura ka disa javë që nuk po luan shkaku i lëndimit në gju dhe Gazzetta dello Sport, raporton se mesfushorit italian mund t’i nevojitet intervenimi kirurgjik për të sanuar lëndimin, transmeton ksp.

29-vjeçari nuk luan që nga 21 tetori dhe nëse do të operohet, rikthimi i tij në fushë mund të shtyhet për disa muaj më shumë.

Përveç Bonaventuras, Milanit për një kohë të gjatë do t’i mungojnë edhe Lucas Biglia, Mattia Caldara e Mateo Musacchio.