Komisioni i garave hap procedurë ndaj Duros për tymosje të një cigareje

Komisioni i garave hap procedurë ndaj Duros për tymosje të një cigareje

13 nëntor 2018 16:48

Komisioni i Garave të Superligës së Kosovës ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj kryetrajnerit të Dritës, Shpëtim Duro, për tymosje të një cigareje (puro) para fillimit të ndeshjes me Llapit më 10 nëntor.

Sipas shpjegimit të rastit nga FFK-ja, thuhet se ai kishte ndezur cigaren teksa futbollistët po përgatiteshin në fushë për fillimin e ndeshjes.

“Në këtë interval kohor z. Shpëtim Duro ishte ulur në karrige përskaj vijës anësore dhe tymoste cigare (puro), në ndeshjen KF Llapi – KF Drita, e zhvilluar më datë 10.11.2018 në ora 13:30) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes”, thuhet në njoftim të Komisionit të Garave.

Duro ka të drejtë ankese në afatin kohor prej tre ditësh.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme