Sport

Juventusi i fortë për Milanin, thotë Gattuso

Trajneri i “Rossonerëve”, e pranon që skuadra e tij nuk ka kualitet për të garuar me Juventusin.

Gennaro Gattuso, ka folur për mediat italiane pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Juventusit, ku pavarësisht humbjes 0-2, trajneri kuqezi u shpreh i kënaqur me atë çka skuadra dha në fushën e lojës.

“Jemi përballur me një skuadër që ishte më e fortë se ne, e ndërtuar për të fituar gjatë viteve dhe që tani është ndoshta skuadra më e fortë në Evropë në të njëjtin nivel me Barcelonën dhe Manchester Cityn”, tha Gattuso, transmeton ksp.

“Dallimi është vënë re, por unë e pëlqej ekipin tim. Bëmë atë që duhet të bënim, por ishim naivë në golin e dytë”, tha ai. “Juve nuk na shkatërroi. Luajtëm mirë në disa momente, por Juve është në një nivel tjetër dhe duhet ta pranojmë këtë”, theksoi ai.

Milani me këtë humbje bie në pozitën e pestë në Serie A.