Sport

“Unitedi s’do të bie nga liga”

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho pas humbjes nga rivali lokal Manchester City ka thënë se ekipi i tij s’do të bie nga liga përkundër fillimit jo të mirë të sezonit.

Unitedi u mposht në udhëtim me rezultat prej 3 me 1, me kampionin që dominoi takimin nga minuta e parë, transmeton Koha.net.

“Mendoj se s’do të biem nga liga”, u shpreh portugezi pas takimit, raporton Goal. “City e filloi sezonin fuqishëm dhe është ende i fortë, e Unitedi nuk e filloi mirë dhe po përmirësohet”.

Mourinho thotë se ndeshja ishte e hapur për 80 minuta, dhe vetëm goli i tretë i Cityt “mbyti” lojën.

“Nëse fokusoheni në lojë, ishte e hapur për 80 minuta. Mendoj se askush nuk u largua nga stadiumi para golit të tretë pasi ndeshja ishte e hapur. Brenda një jave City luajti tri ndeshje në shtëpi, ne luajtëm tre jashtë. Shënoi fitore me nga 6-0 dhe s’kishte presion, ishte i relaksuar”, thotë Mourinho.