Sport

Juve fiton derbin ndaj Milanit

Dërbi ndërmjet Milanit dhe Juventusit i ka takuar këtij të fundit.

Kampioni italian shënoi fitore prej 0 me 2 në San Siro, transmeton Koha.net.

Manxhukiqi shënoi golin e parë në minutën e tetë të ndeshjes pas asistimit nga Alex Sandro.

Milani pati mundësi të barazojë shifrat në minutën e 41 por i pasaktë nga penaltia u tregua Gonzalo Higuain.

E kur po luhej minutën e 81 Juventusi e dyfishoi epërsinë përmes Ronaldos.

Dy minuta më vonë Higuaini u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për t’ia vështirësuar Milanit edhe më tepër punët.

Në krye të tabelës Juventusi tani ka 34 pikë, kurse Milani në vendin e pestë ka 21 pikë.