Prishtina mposht thellë Trepçën Foto: Ilustrim

Prishtina mposht thellë Trepçën

10 nëntor 2018 20:54

KB Prishtina ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Trepça.

Klubi nga kryeqyteti i Kosovës shënoi fitore bindëse me rezultat prej 83:106, transmeton Koha.net.

Divine Myles shkëlqeu te Prishtina duke shënuar 32 pikë, pati pesë kërcime e gjashtë asistime. Ai u ndihmua nga Dardan Berisha që shënoi 31 pikë, pati katër kërcime e 2 asistime.

Të vendasit më i miri ishte Samir Zekiqi që shënoi 27 pikë, pati 3 kërcime e po aq asistime.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme