Shtyhet për nesër finalja e Coppa Libertadores ndërmjet Bocas dhe River Plates Foto: Reuters

Shtyhet për nesër finalja e Coppa Libertadores ndërmjet Bocas dhe River Plates

10 nëntor 2018 20:18

Reshjet e dendura të shiut, të rëna gjatë ditës së sotme, e bëjnë të papraktikueshëm terrenin e stadiumit “Bombonera”, kështu që finalja e parë e Coppa Libertadores mes Boca Juiors dhe River Plate nuk do të zhvillohet.

Ishte planifikuar që ndeshja të luhej sonte nga ora 21:00, por për shkak të motit të keq ndeshja shtyhet për nesër në ora 20:00, transmeton SS.

Konfederata Amerikano-latine e Futbollit, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, konfirmoi shtyrjen e kësaj sfide për në mbrëmjen e së dielës.

Vendimi për pezullimin e kësaj finaleje të parë u mor pasi tre arbitrat peruanë të ndeshjes, zbritën në fushën e lojës për të bërë verifikimin e terrenit, nga ku rezultoi se ishte praktikisht e pamundur që kjo finale të zhvillohej normalisht.

Finalja e Kupës Libertadores zhvillohet me sistemin vajtje-ardhje. Sfida e parë do të luhet në stadiumin e Bocas, “La Bombonera”, ndërsa ajo e kthimit do të luhet në 24 nëntor në stadiumin “Monumental” të River Plates.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme