Strakosha në formaconin e javës në Ligën e Evropës Foto: Reuters

Strakosha në formaconin e javës në Ligën e Evropës

10 nëntor 2018 20:15

Revista prestigjoze “France Football” ka publikuar formacionin më të mirë të javës në Europa League, ku spikat në portë edhe gardiani kuqezi, Thomas Strakosha.

Portieri shqiptar i Lazios bëri një ndeshje si protagonist përballë Olimpikut të Marsejës, pasi me dy pritjet e tij, kualifikoi bardhekaltrit dhe eliminoi francezët.

“Thomas Strakosha kontribuoi shumë duke kryer dy mrekulli: në fillim (në minutën e 6-të, Strakosha devijoi një goditje të Sakai) dhe në fund të ndeshjes (në 90+1, ai tregoi veten duke devijuar një goditje të Njie e devijuar nga Marusiq”, shkruan prestigjiozja franceze në paragrafin kushtuar portierit shqiptar të Lazios, transmeton TCH.

Me paraqitjen ndaj Marsejës, Strakosha u ka “mbyllur gojën” kritikëve, që e kishin akuzuar për formë të dobët në këtë fillim sezoni, ndërsa ka konfirmuar se mbetet një nga pikat më të forta të Lazios.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme