Sport

Lëndimet i sjellin kokëçarje Inzaghit

Simone Inzaghi nuk do t’i ketë në dispozicion të gjithë lojtarët për sfidën e nesërme ndaj Sassuolos.

Ai ka thënë Sassuolo është befasia e vërtetë, derisa e cilëson ndeshjen e nesërme si mjaft të vështirë, transmeton Koha.net.

Leiva, Badelj, Luluq, Marushiq, e Immobile janë në dyshim për ndeshjen e nesërme.

“Sassuolo është befasia e vërtetë këtë sezon. Është në vendin e gjashtë aktualisht, luan futboll të mirë, dhe kanë qasje pozitive, prandaj nesër do ta kemi shumë vështirë. Leica, Badelj e Luliq ishin në stërvitje dje dhe sot, prandaj duhet të bisedoj me ta dhe me stafin mjekësor. Gjithashtu duhet të shohim gjendjen e Adam Marushiqit, dhe Ciro Immobiles, që ndjejnë dhimbje pas ndeshjes në Ligën e Evropës”, ka thënë Inzaghi.