Sport

Arsenali ofron Ramseyn për Schickun

Arsenali është i gatshëm të heqë dorë nga shërbimet e mesfushorit Aaron Ramsey për ta pasur në radhët e veta sulmuesin e Romës, Patrik Schick, raporton Corriere dello Sport.

Klubi anglez po mendon ta përdorë mesfushorin uellsian për ta transferuar Schickun në afatin kalimtar të janarit, transmeton Koha.net.

Kontrata e Ramseyt me Arsenalin skadon në fund të këtij sezoni, dhe ai nuk pritet që të vazhdojë me klubin londinez.