Sport

Pato mohon rikthimin te Milani

Alexandre Pato i ka mohuar zërat për një rikthim të mundshëm te “Rossonerët” në Milan, dhe ka deklaruar se nuk ka thënë asnjëherë se do të ikë nga Tianjin Quanjian.

“Nuk kam thënë se do të largohem nga skuadra ku jam tani. Nuk kam thënë se do të kthehem as te Sao Paolo. Dhe nuk e kam thënë asnjëherë se do të kthehem te Milani”, ka shkruar Pato në rrjetin social “Twitter”.

Sidoqoftë, “Gazzetta dello Sport” gjatë ditës ka shkruar se drejtorët e Milanit më shumë janë të interesuar për brazilianin se sa për Zlatan Ibrahimoviqin për një transferim të mundshëm në janar, pasi dyshojnë në formën fizike të suedezit dhe sulmuesit të LA Galaxy.