Sport

Embiid shkëlqen në fitoren e radhës të Philadelphias

Joel Embiid shënoi më së shumti pikë sezonale me 42 gjithsej, por dyshifrorin e dyfishtë e plotësoi edhe me 18 kërcime e katër bllokada, për t’i ndihmuar Philadelphia 76ers ta kalojë pengesën e quajtur Charlotte Hornets, 133:132, pas vazhdimeve.

Kjo ishte ndeshja e tetë për qendrën Embiid, e cila shënoi së paku 30 pikë e 10 kërcime. Ben Simons dha ndihmë të madhe në fitore, po ashtu, me 22 pikë, tetë kërcime e 13 asistime, dhe Philly tani shkon në 7 fitore e asnjë humbje në shtëpi, për herë të parë që prej sezonit 2002-2003.

Kemba Walker, në total, pati 30 pikë, por 22 prej tyre i shënoi në çerekun e katërt dhe në kohën shtesë, megjithatë, Hornets e ndal serinë e dy fitoreve rresht.