Sport

Sterlingu me Cityn deri më 2023, mbi 300 mijë euro javën

Raheem Sterling ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Cityn dhe do të jetë pjesë e klubit deri më 2023.

Me kontratën e re ai do të marrë pagë të majme, dhe sipas BBC anësori anglez do të marrë 300 mijë funta në javë apo rreth 343 mijë euro, transmeton Koha.net.

Më pagën e re Sterlingu bëhet njëri nga futbollistët anglez me pagën më të lartë në Premier Ligë.

“Jam i lumtur të nënshkruaj, zhvillimi im ka qenë fantastik. Që nga momenti kur jam transferuar këtu e kam ndier se është zgjedhja e duhur. Ia ka vlejtur dhe jam shumë mirënjohës”, ka thënë Sterling.