Hamiltoni kërcënon me largim nga F1 nëse rritet numri i garave Foto: Reuters

Hamiltoni kërcënon me largim nga F1 nëse rritet numri i garave

09 November 2018 21:29

Lewis Hamiltoni ka kërcënuar me tërheqje nga Formula 1, në rast se numri i garave në kalendar do të rritet në 25, transmeton KTV.

Komentet e kampionit të pesëfishtë të botës pasojnë konfirmimet gjatë kësaj jave se Vietnami, nga vitit 2020, do ta ketë një pistë ku do të zhvillohen garat në Hanoi, 5 km të gjatë.

Është menduar që ‘Formula 1’ ta rrisë listën e garave nga 21 sa janë tani në 25, me pista të reja në Amerikë.

“Nuk do të jem atje nëse do të bëhen 25 gara. Edhe tani ndihem sikur jemi në garën numër 25 këtë vit, dhe nuk mendoj se rritja e tyre është gjë e mirë. Unë jam ndër ata që e dua garën, por sezoni është shumë i gjatë, dëshiron shumë përkushtim nga të gjithë ne, dhe është kohë shumë e gjatë larg familjeve tona”, ka deklaruar Hamilton.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme