Ibrahimoviqi zbulon kush është futbollisti me ndikimin më të madh në karrierën e tij Foto: Ilustrim

Ibrahimoviqi zbulon kush është futbollisti me ndikimin më të madh në karrierën e tij

09 nëntor 2018 18:15

Zlatan Ibrahimoviq ka zbuluar se mesfushori Patrick Vieira është futbollisti që ka pasur ndikimin më të madh në karrierën e tij.

Dyshja ishin bashkëlojtarë te Juventusi në sezonin 2005-06, dhe që të dy ishin transferuar tek Interi pas skandalit të “Calciopolit”, transmeton Koha.net. Ai thotë se Vieira nuk ishte asnjëherë i kënaqur me të dhe i kërkonte edhe më tepër punë.

“Kur e kam takuar atë te Juventusi, vërtet ai kishte mentalitet tjetër nga lojtarët e tjerë që kam njohur. Ai ishte gjithmonë prapa meje, dhe mendoja se po bëja gjërat mirë por asnjëherë nuk ishte mjaftueshëm mirë. Ai më tregoi se gjithmonë duhet të japësh më tepër, të duash më tepër. Ai më mësoi se duhet të luajmë ashtu siç stërvitemi, kjo është mënyra se si funksionon: nëse ushtroni mirë edhe luani mirë. S’është e nevojshme t’iu them se çfarë lojtari e profesionisti ishte ai”, thotë Ibrahimoviq për L’Equipe.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme