Karateistet e Kosovës në tetëshen e më të mirave të botës, pritet të luftojnë për të bronztën

Karateistet e Kosovës në tetëshen e më të mirave të botës, pritet të luftojnë për të bronztën

09 nëntor 2018 17:44

Karateistet e Kosovës kanë shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Botërorin që po mbahet në Madrid të Spanjës.

Federata e Karatesë së Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook bën të ditur se, “Përfaqësuesja e Kosovës vajzat kanë vazhduar me fitoren e tretë ndaj përfaqësueses së Amerikës me rezultat 2:0, Fortesa Orana 1:0, Adelina Rama 1:1, ka fituar me Senshu (pikë me epërsi) Diellza Dragusha nuk ka pas nevojë të paraqitet në arenë dhe Gresa Zhitia rezervë, kurse në finalet e tatamit humbi nga përfaqësuesja e Japonisë me rezultate 2:0, Adelina Rama 0:1, Fortesa Orana 2:3”.

Përkundër humbjes nga Japonia, Kosova hyn në tetëshen e më të mirëve të Botës.

Kosova duhet të presë ballafaqimin ndërmjet Japonisë dhe Spanjës, dhe nëse fiton Japonia atëherë Kosova do të luftojë në repesazhë për medaljen e bronztë, vendin e tretë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme