Sport

Zyrtare: Steven Haney i bashkohet KB Bashkimit

KB Bashkimi ka konfirmuar se është përforcuar me amerikanin Steven Haney.

“Steven Haney do të jetë përforcimi i radhës për KB Bashkimi, pas largimit të Alex Gorski nga klubi për arsye të performancës së tij të dobët”, thotë KB Bashkimi në një postim në Facebook.

Steven Haney është 23 vjeçar, i gjatë 198 cm dhe luan në pozitën 2 dhe 3. Në sezonin e fundit ka luajtur për Loyola Marymount University në SHBA ku kishte një mesatare prej 12.88 pikëve për ndeshje.

Haney është i huaji i tretë për momentin te klubi prizrenas, me dy të tjerët që janë Michael Martini dhe Jordan Capps.