Sport

MMPH-ja nuk ka pranuar kërkesë për dhënie të lejes për ndërtim në stadiumin e Prishtinës

Descriptive Text

Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor (MMPH) nuk ka pranuar kërkesë nga Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit (MKRS) për dhënie të lejes së ndërtimit për stadiumin e qytetit të Prishtinës.

Në MMPH thonë se MKRS-së i është sqaruar e gjithë procedura për marrje të lejes së ndërtimit. Në një përgjigje për gazetën nga ana e MMPH-së thuhet se "MKRS-ja nuk ka reflektuar në drejtim të përmbushjes së kërkesave ligjore", shkruan sot Koha Ditore.

Stadiumi i Prishtinës ka muaj që ka nisur të rinovohet, por së fundi zyrtarë të MKRS-së kanë lënë të kuptohet se rinovimi do të zgjasë më shumë sesa është planifikuar për shkak të lejes së re që duhet të nxjerrë nga MMPH-ja.

Në fakt, MKRS-ja kishte marrë leje për rinovim të stadiumit, por pas përfshirjes së rekomandimeve të UEFA-s në planin fillestar, ajo leje nuk vlente më. Duhet një leje tjetër - një për ndërtim, meqë do të preket edhe struktura e stadiumit. Me leje për renovim kjo nuk parashihej.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.