Kohfeldt, një ish-portier që mbrohet duke sulmuar

Kohfeldt, një ish-portier që mbrohet duke sulmuar

09 nëntor 2018 11:20

Pas një viti në krye të Werder Bremenit, Florian Kohfeldt ka të paktën një mirënjohje në çantë.

36-vjeçari ka mbiemrin më të gabuar prej të gjithë trajnerëve në Bundesligë. "Kohlfeld" apo "Kohfeld" janë gabimet e rregullta që bëhen me mbiemrin e tij, përfshirë këtu edhe Werder Bremenin.

Në fund të vitit të shkuar, kur Werderi ia vazhdoi kontratën trajnerit Kohfeldt edhe për edicionin 2018/19, shkronja "t" e mbiemrit të tij ishte zhdukur dhe nuk figuronte në njoftimin e klubit gjerman. Por ky gabim, që në atë kohë ishte i padëmshëm, nuk ka gjasa të ndodhë më, sepse Florian Kohfeldt është siguruar që emri dhe mbiemri i tij të kujtohen gjatë.

"I kam parasysh këto gabime që ndodhin me mbiemrin tim, por nuk më shqetësojnë. Unë jam i fokusuar në punën time dhe aty mundohem ta bëj më të mirën", është shprehur Kohfeldt.

E kuptoi herët se nuk mund të bëhej portier profesionist

Kur Kohfeldt mori drejtimin e Werderit pas largimit të Alexander Nourit në tetor të vitit 2017, ai ishte plotësisht i panjohur. Pas Viktor Skripnikut dhe Nourit, Kohfeldt ishte trajneri i tretë rresht që nga ekipi i të rinjve u promovua te seniorët. I lindur në Siegen, ai është rritur në Delmenhorst të Bremenit.

Ai ka qenë portier tek ekipi i kategorive të ulëta të Gjermanisë, TV Jahn Delmenhorst. Më vonë, kaloi tek ekipi U21 i Werderit që stërvitej nga Skripnik. Por Kohfeldt ka pranuar se atij i janë nevojitur vetëm dy apo tri seanca stërvitore për të kuptuar se kurrë nuk do t'ia dilte mbanë si profesionist.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme