Sport

Luboteni pëson në “Challenge Cup”

Klubi i Volejbollit, Luboteni, ka pësuar në ndeshjen e parë të “Challenge Cup”.

Skuadra kosovare u mposht nga Ziirat Ankara, 0 me 3 në sete.

13-25, 18-25 dhe 20-25 ishin rezultatet e tre seteve.

Kjo është humbja e dytë e skuadrave kosovare këtë edicion në garat e rëndësishme evropiane, pak ditë pasi Peja u mposht nga Ajaccio në “CEV”.