Sport

Gjiganti anglez pas Benatias

Mehdi Benatia po shqyrton mundësinë të largohet nga Juventusi.

31-vjeçari nuk po gjen vend në formacionin bazë të trajnerit Allegri dhe e dëshiron largimin në afatin kalimtar të janarit, transmeton KTV.

Për mbrojtësin maroken së fundi interesim ka shprehur Arsenali. Sipas mediave italiane, “Topçinjtë, pritet të ofrojnë rreth 15 milionë euro për të siguruar shërbimet e Benatias.

Përveç Arsenalit, interesim për Benatian, kanë shprehur edhe Milani dhe Atletico Madridi.