Unitedi “pasuron” Martialin Foto: Reuters

Unitedi “pasuron” Martialin

08 nëntor 2018 19:12

Manchester Unitedi synon t’ia vazhdojë kontratën sulmuesit Anthony Martial.

Qëndrimi në bankën rezervë dhe raporti jo i mirë i tij me trajnerin Jose Mourinho kanë bërë që sulmuesi francez të mendojë të largohet nga Old Trafford, transmeton KTV.

22-vjeçari ka kontratë vetëm deri në verë dhe një opsion rinovimi edhe për një vit, por thuhet se ka refuzuar disa herë vazhdimin e kontratës.

Sipas “The Sun”, drejtuesit e gjigantit anglez i kanë ofruar Martialit kontratë të re pesëvjeçare.

Kontrata për pesë vjet peshon plot 51.7 milionë euro, që do të thoshte se Martial do të fitonte pak më shumë se 10 milionë euro në sezon.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme