Wengeri tregon pse Sanchezi po ka vështirësi tek Unitedi Foto: Reuters

Wengeri tregon pse Sanchezi po ka vështirësi tek Unitedi

08 nëntor 2018 18:24

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se Alexis Sanchez nuk po arrin të shkëlqejë te Manchester Unitedi për shkak se ka humbur vetëbesimin.

Që nga largimi prej Arsenalit ylli kilian ka dështuar të përmbushë pritshmëritë, transmeton Koha.net.

“Besoj se ai ka humbur vetëbesimin. Pika më e fortë e Sanchezit është të marrë iniciativën që të driblojë dhe të shtyjë njerëzit përpara. Ata janë lojtarët më të prekshëm kur e humbin vetëbesimin pasi e gjithë loja e tyre bazohet në të, dhe ai e ka humbur ngadalë atë ndjenjën për të marrë iniciativë”, ka thënë Wenger për beIN Sports.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme