Andersen zëvendëson Mirandan tek Interi

Andersen zëvendëson Mirandan tek Interi

08 nëntor 2018 16:25

Qendërmbrojtësi danez Joachim Andersen do të zëvendësojë brazilianin Joao Miranda, i cili në janar pritet të transferohet në La Liga, te Sevilla.

Është raportuar se Interi tashmë ka nisur negociatat me Sampdorian për Andersenin, i cili këtë edicion po tregon paraqitje të mira në Serie A.

Andersen 22-vjeçar, ka kontratë me Sampdorian deri në vitin 2022 dhe Interi për transferimin e tij në janar, është i gatshëm të paguajë 20 milionë euro dëmshpërblim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme