Nuk ndalet Toronto, Lakers fiton ndaj Wolves

Nuk ndalet Toronto, Lakers fiton ndaj Wolves

08 nëntor 2018 12:05

Një mbrëmje me 10 ndeshje, e shumë spektakël brenda sallave të NBA.

Vijon forma e jashtëzakonshme e Toronto Raptors, që në 12 takimet e para të sezonit të rregullt kanë pësuar vetëm një disfatë. Skuadra më e mirë e Konferencës së Lindjes triumfoi 114-105 si mysafir i Sacramento Kings, ku shkëlqeu me 25 pikë dhe plot 11 kërcime Kawhi Leonard.

Nga 24 secili realizuan Buddy Hield dhe Willie Cauley-Stein për Kings, që gjithsesi nuk e shmangën dot humbjen.

Fitorja e pestë në 11 takime për Los Angeles Lakers, që mposhtën 114-110 Minnesota Timberwolves. Fundi i takimit në Staples Center ishte dramatik, ku shënimi i Kyle Kuzma që shënoi 21 pikë në total vulosi fitoren e Lakers. Nërsa LeBron James ishte shumë afër triple double, me 24 pikë, 9 asistime dhe 10 kërcime.

Ndalen më në fund Denver Nuggets nga Memphis Grizzlies me rezultatin 89-87. Në radhët e vendasve u dallua me 20 pikë dhe 12 kërcime Marc Gasol, po 20 pikë shtoi për Grizzlies edhe Jackson.

Oklahoma City Thunder e fundos edhe më poshtë skuadrën e Cleveland Cavaliers duke e mposhtur në Quicken Loans Arena me rezultat 96-85.

Për Cavs kjo ishte humbja e dhjetë në 11 takime të luajtura këtë sezon dhe njëherësh ata janë skuadra më e dobët në NBA.

Fitoren skuadrës së Thunder ia dhuroi loja e mirë e Dennis Schroder, që shënoi 28 pikë, duke e bërë të pandjeshme mungesën e Russell Westbrook për shkak të një lëndimi në këmbë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme