Sport

Sterlingu kërkon falje për penaltinë, thotë se nuk e di çfarë ndodhi

Descriptive Text

Raheem Sterling i ka kërkuar falje gjyqtarit pasi fitoi një penalti që nuk ekzistonte derisa Manchester City turpëroi Shakhtar Donetskun me rezultat 6 me 0 në Ligën e Kampionëve.

Sterling u rrëzua pasi goditi tokën në vend të topit, ndërsa gjyqtari Viktor Kassai akordoi penalti.

“Doja të loboja topin dhe nuk e di se çfarë ndodhi. Nuk pata kontakt. Nuk e godita topin. I kërkoj falje gjyqtarit”, ka thënë anglezi.

Menaxheri i Cityt, Pep Guardiola, ka pohuar se anësori 23-vjeçar ka mundur të tregojë se nuk ishte penalti, por ka fajësuar mungesën e videoteknologjisë.

“Menjëherë e kuptuam që nuk ishte penalti. Ka mundur [t’i tregonte gjyqtarit]. Por sezonin e kaluar Liverpooli dhe James Milneri kanë mundur të tregojnë për golin e dytë në minutën e 44 të çerekfinales. Ishte gol legal”, ka thënë Guardiola.