Sport

Allegri: 3-4 gola duhej të shënonim në pjesën e parë, ndeshje jo e rëndësishme

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri pas humbjes nga Manchester Unitedi thotë se ekipi i tij duhej ta zgjidhte çështjen e fituesit në pjesën e parë ku është dashur të shënonte 3-4 gola.

Megjithatë, ai thotë se ekipi i tij humbi një ndeshje jo edhe aq të rëndësishme, transmeton Koha.net. Unitedi e përmbysi në fund Juventusin duke shënuar fitore prej 1 me 2.

“Është një humbje zhgënjyese, sepse ekipi luajti mirë. Duhet ta përmirësojmë finalizimin e rasteve, sepse nuk e bëmë këtë kur kishim kontrollin e lojës. Duhej të shënonim tre apo katër gola vetëm në pjesën e parë. Ju mund të humbni ose fitoni në futboll, por lajmi i mirë është se humbëm një ndeshje jo të rëndësishme”, është shprehur Allegri për mediat italiane.