Sport

FFK dënon me nga 1,000 euro katër klube të Superligës

Komisioni Disiplinor (KD) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) i ka dënuar dy klubet e Superligës me nga një mijë euro, raporton “Koha Ditore”.

KD e FFK-së dënimin ua ka shqiptuar të mërkurën me arsyetimin se të dyja skuadrat kanë dështuar në organizim të ndeshjeve si vendase.

KD me nga 1.000 euro e ka dënuar edhe Trepçën dhe Pejën.

Gjatë mbledhjes së mbajtur të mërkurën janë dhënë edhe disa dënime tjera.

Në procedurë disiplinore janë edhe disa skuadra tjera. Vendimet pritet të merren në mbledhjen e radhës.