Monaco i Henryt turpërohet në pjesën e parë nga Brugge

Monaco i Henryt mbetet pa fitore në “Champions”

06 November 2018 19:44
20:53

Monaco është mposhtur në shtëpi nga Club Brugge me rezultat 4 me 0 për të vazhduar serinë pa fitore në Ligën e Kampionëve.

Emërimi i Thierry Henryt në postin e trajnerit te klubi francez nuk ka këndellur ekipin që ka pësuar humbjen e tretë në garën evropiane.

Monaco me këtë humbje mbetet në pozitën e fundit me një pikë.

19:44

Monaco i Henryt turpërohet në pjesën e parë nga Brugge

Formën e dobët që po përjeton Monaco e ka vazhduar edhe në Ligën e Kampionëve, pasi po pëson humbje 3 me 0 nga Club Brugge.

Ekipi belg realizoi tre gol për 24 minuta për ta turpëruar në pjesën e parë ekipin që po drejtohet nga Thierry Henry.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme