Sport

Zvezda dëmton Championsin me përfshirje të politikës dhe dyshimet për kurdisje

Descriptive Text

Skuadra e Liverpoolit të hënën ka udhëtuar për në Beograd. Rrugën për në kryeqendrën e Serbisë nuk e ka bërë njëri prej lojtarëve më në formë të Liverpoolit, ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Ishte vendim i Liverpoolit që në Beograd të udhëtojë pa Shaqirin, por ishin veprimet e klubit serb dhe tifozëve të tij që në një mënyrë e bënë këtë vendim të domosdoshëm. Pritej që Shaqiri të përballej me atmosferë armiqësore gjatë qëndrimit në Beograd.

Gjiganti anglez i futbollit, Liverpooli, të martën (sot) prej orës 18:55 luan në stadiumin "Rajko Mitiq" në Beograd ndaj Cërvena Zvezdës. Ndeshja është e vlefshme për Grupin C të Ligës së Kampionëve, garës elitare të futbollit evropian të klubeve. Por klubi serb me veprimet e fundit vlerësohet të ketë dëshmuar që nuk është i denjë për garën elitare evropiane. Fillimisht Zvezda goditi reputacionin e Championsit pas dyshimeve për kurdisje të ndeshjes ndaj PSG-së, ndërsa tani acaroi situatën dhe detyroi Liverpoolin të heqë dorë prej një lojtari të tij, që asnjëherë apo shumë rrallë është rast në këto nivele.

Ka shumë muaj që futbollisti shqiptar është temë e mediave dhe opinionit në Serbi. Ai shënoi golin e fitores së Zvicrës ndaj Serbisë në botërorin "Rusia 2018". Njëjtë si Granit Xhaka pas golit të parë të Zvicrës në atë ndeshje, Shaqiri festoi duke formuar me dy duart figurën e shqiponjës. Humbja u përjetua rëndë nga serbët, ndërsa fyerjet e akuzat ndaj Shaqirit e Xhakës ishin të mëdha... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)