Juventusi përforcohet para ndeshjes me Unitedin Foto: sports.yahoo.com

Juventusi përforcohet para ndeshjes me Unitedin

05 nëntor 2018 23:54

Masimilliano Allegri ka marrë një lajm të mirë para duelit të së mërkurës ndaj Manchester Unitedit, ku dy futbollistë që munguan në ndeshjen e fundit janë të gatshëm për lojë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Giorgio Chiellini dhe sulmuesin Mario Manxhukiq që nuk kanë luajtur në dy javët e fundit, shkruan ksp.

Të dy futbollistët kanë stërvitur rregullisht me ekipin dhe pritet të ftohen për ndeshjen e së mërkurës.

Ndërkohë në dyshim mbetet paraqitja e Douglas Costas dhe Blaise Matuidit për të cilët do të vendoset nesër nëse do të luajnë apo jo.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme