Sport

Wengeri rikthimin e bën te Milani

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, raportohet se do ta zëvendësojë Gennaro Gattuson si trajner i ri i Milanit.

Wengeri është pa klub që kur u largua nga Arsenali në fund të sezonit të shkuar, pas 22 vjetëve në Londër.

Francezi ditë më parë njoftoi se do të rikthehet, ndërsa “France Football” raporton se Milani është klubi ku ai do të kthehet.

Milani ka fituar vetëm një në pesë ndeshjet e para të Serisë A, ndërsa është kthyer në formë duke u ngjitur në pozitën e katërt në tabelë.

Gjithsesi, pozita e Gattusos është nën kërcënim nëse Milani nuk arrin rezultat pozitiv ndaj Juventusit të dielën.

Milani së fundmi mori edhe ish-shefin ekzekutiv të Arsenalit, Ivan Gazidis, që u raportua se ishte vendimtari për largim të Wengerit gjatë verës.